By URL
By Username
By MRSS
Enter a URL of an MRSS feed
 
or

Në Shqipëri Partia socialiste mblodhi sot asamblenë e saj për të zgjedhur kryesinë e re. Në listën e emrave të propozuar nga kryetari Edi Rama mungojnë gati 30 përqind të anëtarëve aktualë, një pjesë e tyre kundërshtarë të linjës së ndjekur nga kjo parti, ndërsa kritikë të tjerë janë përfshirë në listën që u hodh në votim, apo janë angazhuar në grupe pune. Kryetari socialist tha se asambleja hedh piketat e betejës së ardhshme elektorale dhe te përpunimit të programit të ri që do t'i paraqitet çdo shqiptari. Një pjesë të mirë të fjalës së tij zoti Rama ia kushtoi klimës së re, larg ndarjeve e përcarjeve brenda partisë duke bërë thirrje për një bashkëpunim mes të gjithëve.