By URL
By Username
By MRSS
Enter a URL of an MRSS feed
 
or

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se dhuna e kësaj jave në veriun e Kosovës dëshmon se Serbia nuk është ende e gatshme për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo tha se rruga e Serbisë drejt këtij bashkimi realizohet me përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën. Komentet e saj u bënë në një periudhe kur Serbia është vënë nën trysni për t'u dhënë fund trazirave në veriun e Kosovës dhe të gjejë zgjidhje për çështjet e hapura me Kosovën në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, të cilat po vazhdojnë edhe sot.